Të lindurit në muajin korrik kanë fatin e mirë jo vetëm të shijojnë diellin dhe detin përgjatë 31 ditëve që u përkasin atyre, t’u përkasin dy prej shenjave më të forta të horoskopit (Gaforres dhe Luanit), por edhe të mbartin disa prej karakteristikave më të veçanta që mund të gjeni të mishëruara tek njeri.
Janë njerëz plot jetë
Të lindurit në korrik janë njerëzit më argëtues, të gjallë dhe pasionantë që do të takoni ndonjëherë në jetën tuaj. Për ta nuk ekzistojnë aspak zymtësia dhe ditët gri, pasi u pëlqen të ngjyrosin çdo ditë të tyre me emocione të reja. Janë lezeti i çdo grupi shoqëror, kjo është edhe arsyeja përse të gjithë duan t’i kenë sa më afër. Optimizmi i tyre është thuajse “infektues”, ndaj e sigurt që me ta nuk do të mërziteni kurrë.
Janë të mirëkuptueshëm
Ata dallohen lehtë nga të tjerët, dhe këtë gjë mund ta kuptoni që në bisedën e parë, dhe sekreti është shumë i thjeshtë: aftësia për të mirëkuptuar. Janë njerëz shumë të shoqërueshëm dhe dashamirës,kjo është edhe arsyeja përse nuk bien pre e intrigave, por zgjedhin të mirëkuptojnë njerëzit që kanë përballë dhe situatën në të cilën ndodhen.
Janë të ndershëm
Të lindurit në korrik shquhen për ndershmërinë e tyre të palëkundur. Ndjekin gjithmonë rregullat e tyre dhe nuk kopjojnë kurrë atë që bëjnë të tjerët, kjo i bën shumë të veçantë. Janë të sigurtë tek vetja. Ndërkohë, mësojnë nga gabimet dhe eksperiencat e tyre.
Janë besnikë
Janë shumë besnikë, të përkushtuar dhe të devotshëm. Ja përse, shpesh konsiderohen si partner idealë në një marrëdhënie. Partnerët e tyre nuk mërziten kurrë me ta, përkundrazi atyre u pëlqen t’u rrinë pranë e madje, edhe të jenë si ata. Njerëzit e lindur në korrik janë gjithashtu shumë romantikë.
Jetojnë të sotmen
Atyre nuk u pëlqen të nxitohen. Kjo i ndihmon të vlerësojnë se çfarë po ndodh në të tashmen. Analizojnë gjithnjë gjithçka para se të reagojnë apo të marrin vendime.
I përshtaten çdo lloj situate
Kudo që të jenë, në luginë apo në shkretëtirë, në male apo fusha, në të ftohtë apo në të nxehtë, njerëzit e lindur në korrik mund të përshtaten në çdo terren dhe situatë. Jepuni këtyre njerëzve nevojat bazike të jetës dhe ata do të mbijetojnë.