Një palë pantofla prej kadifeje që i përkisnin Sir Winston Churchill janë shitur për gati 40,000 £ në ankand. Këpucët, të cilat janë shënuar inicialet e tij WSC, datojnë që nga vitet 1950. Këto këpucë, Churchilli i ka mbajtur gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955 dhe është fotografuar shpesh herë më to. Një gotë raki që i përkiste atij gjithashtu u shit për më shumë se 18,000 £ në të njëjtën ankand.
Këpucët të cilat ishin bërë nga një këpucar i njohur në atë kohë N. Tuczek nga Mayfair, u shitën nga ankandistët e Sussex Bellmans.
Fillimisht u prit që ato të shiteshin deri në 15,000£, por të martën ato u shitën për 39,040 £. Gota e rakisë gjithashtu tejkaloi pritshmërinë, ku mendohej se mund të shitej për 10,000 £.
Julian Dineen që shiti sendet e Churchillit tha: “Sir Winston Churchill është ende shumë i vlerësuar në të gjithë botën dhe ne kishim interes nga media dhe nga blerësit nga e gjithë bota.”