Tajvani po përgatitet në rast të sulmeve ajrore duke krijuar hapësira nëntokësore pasi frika për një sulm nga Kina po rritet.
Kryeqyteti, Taipei, ka më shumë se 4600 vende strehimi që mund të strehojnë 12 milionë njerëz, më shumë se katërfishi i popullsisë së tij.
Këto vende ndodhen në metro apo edhe në qendra tregtare ku duket se njerëzit “po bëjnë prova” se si mund të jetojnë aty në rast sulmi. Oficerët e policisë gjithashtu kanë filluar të stërvitin njerëzit se si të fshihen në momentin e sulmit.