Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës për shkak të kërcënimeve që ka marrë pas votimeve të 30 qershorit.
Zguri është kërcënuar me mesazh në ‘Facebook’, nga shtetasi E.Pjetrini, që i ka shkruajtur: “O m*t, do të vras ty edhe familjen.”
Pas këtij mesazhi, Garda i ka rikthyer mbrojtjen Klement Zgurit, e cila i ishte garantuar edhe përpara procesit të votimit, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai po ruhet aktualisht nga katër punonjës të Gardës së Republikës.
Ndërkohë, Klement Zguri po drejton mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku në rend dite janë rezultatet e votimeve të 30 qershorit.