Aktualitet Kërcënoi me armë për të vrarë nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në...

Kërcënoi me armë për të vrarë nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë

Një 41-vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjes është arrestuar nga policia pasi kërcënoi për të vrarë nënën e tij dhe më pas qëlloi me armë në oborrin e banesës.

Në pranga ka rënë Edmond Kadiu i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje arrestuan 41-vjeçarin në një lokal të fshatit. Uniformat blu i sekuestruan atij një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. Z., me të cilën autori shoqërohej.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.