Forcat e rendit në Itali po hetojnë dhjetëra persona që kanë fyer dhe në disa raste edhe kërcënuar në rrjetet sociale presidentin e vendit Sergio Mattarella.
Arsye e reagimeve të ashpra?
Vaksinimi i presidentit 80-vjeçar ndaj COVID-19. Diçka e patolerueshme për ambientet negacioniste, shpesh herë të ndërlidhura me ato anti-BE, ose të ekstremeve politike të majta dhe të djathta.
“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Uroj të afrohet varrimi yt”, janë vetëm disa nga mesazhet e shkruara, që detyruan prokurorinë Romës të hapë një hetim për të paktën 11 persona që janë tashmë të shoqëruar duke u kontrolluar kompjuterët, celularët dhe profilet në rrjetet sociale.
Të hetuarit vijnë nga qytete të ndryshme dhe kanë profile shpesh herë të papritur. Një kardiokirurg, por edhe një elektricist, një bloger por edhe një ekstremist i djathtë.
Mes tyre policia ka identifikuar, sipas gazetës La Repubblica, edhe dy shqiptarë, Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje tenderit të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo në Itali, e parashikuar nga artikulli 278 i Lodit Penal dhe që parashikon nga 1 deri në tre vite burg.