Prej rikthimit nga dëmtimi i gjatë, Erling Haaland ka shënuar në vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura. Ylli i sulmit provoi të realizonte në portën e FC Kopenhagen, me një roveshatë fantastike.
Kërcim i jashtëzakonshëm pas një harkimi nga e majta, por tentativa ishte e pafat, pasi përfundoi pak centimetër mbi portë.
Për t’u vlerësuar gjesti atletik i sulmuesit norvegjez, që konfirmohet si një prej më të mirëve në rolin e tij.
Me fluturimin e tij këtë të martë, Erling Haaland përsëriti roveshatën ikonike në lartësi jonormale për njerëzit e thjeshtë, të realizuar nga Kristiano Ronaldo.
Kur luante te Reali i Madridit, ylli portugez shënoi me roveshatë ndaj Juventusit, duke arritur lartësinë 2 metër e 38 centimetër.
Haaland nga ana e tij nuk ishte me fat për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa arriti lartësinë 2 metër e 34 centimetër në kërcim.