Turqia nuk ka marrë ende një vendim final për kërkesën e talebanëve për menaxhimin e aeroportit të Kabulit pas largimit të forcave të huaja nga Afganistani.
Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, konfirmoi se bisedimet janë ende në zhvillim e sipër.
“Ne nuk mund të përballojmë luksin për të kërkuar lejen e askujt se kush, ku, kur dhe si duhet të zhvillojmë bisedime. Ekziston një vakum serioz administrativ në Afganistan dhe kështu ne po zhvillojmë bisedimet e nevojshme”, tha Erdogan.
“Në fakt, Talebanët kanë bërë një kërkesë sa i përket operimit të aeroportit të Kabulit. Ajo kërkesë na është paraqitur ne. Ata na thonë, ‘do të garantojmë sigurinë dhe ju mund ta menaxhoni atë’. Por nuk kemi marrë ende një vendim.
Atje ekziston gjithmonë rreziku për vdekje. Tani, në ngjarjet e fundit dje, shumë persona humbën jetën. Nëse emri ynë është i përfshirë atje, ata do të thonë ‘Turqia është atje’ ose ‘ata po menaxhojnë ushtrinë apo civilët në aeroport dhe shumë persona vdiqën pavarësisht kësaj’.
Nëse ne përballemi me këtë, nuk mund ta shpjegojmë, prandaj nuk kemi ende një vendim.”, u shpreh Erdogan.