Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili është në kërkim nga autoritetet spanjolle. Bëhet e ditur se në pranga është vënë V. H, alias V. H, alias V. J, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë i ka caktuar në fillim të këtij muaji masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Sipas policisë, 33-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës.