34-vjeçari kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”.
Një shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet franceze është arrestuar nga Policia në Peru. Në bashkëpunim me Interpolin dhe pas informacioneve të ardhura nga autoritetet franceze, në pranga ra Oltjon Belulaj, 34 vjeç, i cili mbante edhe një mbiemër tjetër.
Kreu i Interpol Peru, Kolonel José Luis Quiroz tha për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”.
Urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë.