Aktualitet Kërkohej nga Kroacia, maqedonasi me rrezikshmëri të lartë arrestohet në Qafë Thanë

Kërkohej nga Kroacia, maqedonasi me rrezikshmëri të lartë arrestohet në Qafë Thanë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën arrestoi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate.

Pas verifikimeve në pikën kufitare të Qafë Thanës u bë i mundur ndalimi me qëllim ekstradimi i 35-vjeçarit Toni Jashari nga Gostivari, i dënuar për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Autoritetet gjyqësore kroate e kanë dënuar në 2015 këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale, i cili në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.