“Bravo Kosova, Panuçi një sharlatan që shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”.
Kështu shkruante ish-presidenti Bujar Nishani në Facebook, vetëm disa minuta pas humbjes së kombëtares së Shqipërisë përballë Kosovës me rezultatin 3-0 në ndeshjen që u luajt në Zvicër.
Ky etiketim fyes ndaj trajnerit të kuqezinjve bëri që Panuçi të padiste në gjykatë ish-Presidentin, madje duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim prej tij nëse fitonte gjyqin.
Padia u depozitua më 5 shtator të vitit të kaluar në gjykatën e Tiranës nga avokatët e Panuçit, por gjykata ka rrëzuar sot pretendimet e trajnerit të Kombëtares se Nishani i kishte shkaktuar dëm moral.
Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, ishte bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil dhe ishte shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.
Por, Gjykata nuk e ka pranuar kërkesë e Panuçit.