Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është goditur sot me shpullë nga një militante e PD-së.
Ervin Salianji është kthyer në një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.
Ngjarja për të cilën nuk ka ende shumë informacion se si ndodhi, konfirmohet nga Panorama.