Aktualitet Kërkoi favore seksuale nga nëna e divorcuar, gjyqtari i Fierit dënohet me...

Kërkoi favore seksuale nga nëna e divorcuar, gjyqtari i Fierit dënohet me 3 vite burg

Roland Hysi, gjyqtari i Gjykatës së Fierit, i cili kërkoi favore seksuale nga një nënë e divorcuar është dënuar nga Krimet e Rënda me 3 vite heqje lirie.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, vitet e dënimit u reduktuan nga 4.5 në 3. Po kështu, Hysit i është hequr edhe e drejta e funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari u  përfshi në një skandal disa muaj më parë pas një denoncimi të një emisioni ivestigativ, ku nëna e divorcuar, deklaroi se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës.