Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.
Në të njëjtën kërkesë, Malltezi kërkonte lirim edhe të kompjuterit dhe disa shkresave të sekuestruara nga ana e SPAK.
Refuzimi i kërkesës nga gjyqtarja Irena Gjoka është argumentuar me faktin se janë sende të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Jamarbër Malltezi ndodhet në paraburgim, si i dyshuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash” në dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.