Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë në qeli Stephan Morgenstem, 61-vjeçarin gjerman, të shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë të Koresë së Jugut. Morgestem akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda” si pjesë një skeme piramidale në nivele ndërkombëtare.
Përmes avokatit të tij Maks Haxhia, shtetasi gjerman 61 vjeç ka kërkuar masë më të butë sigurie siç është ajo e garancisë pasurore në vlerën e 2 milionë lekëve. Po ashtu avokati ka theksuar faktin se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut.
61-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare prej tetorit të vitit të kaluar, pasi një gjykata koreane kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Sipas drejtësisë të këtij vendi, Morgestem, në skemën piramidale ku bënte pjesë supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre te përdoruesit e rinj.
Nga veprimet e paligjshme të tij dhe bashkëpunëtorëve, dyshohet të jenë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm financiar prej gati 28 milionë euro.