Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pa ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë duke mos i liruar nga sekuestroja.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte kërkuar kthimin e celularit, kompjuterëve dhe të disa materialeve të tjera që u sekuestruan më herët me urdhër të SPAK.
Aktualisht Malltezi po hetohet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.