Për dekada jetonin pranë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.
Fati i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.
Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.
Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.
Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.
Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke iu ndryshuar atyre jetën.