“Nuk habitem. Sa herë që njeriu ka futur në mënyrë aksidentale ose të vetëdijshme disa kafshë në ishujt oqeanike, ka pasur një impakt katastrofik”, është mendimi i studiuesit Eric Woeler, mbi një nga vendimet më fatkeqe të viteve të fundit në fushën e zoologjisë.
Në 2012, studiues australianë futën në ishullin Maria, i madh rreth 116 kilometra katrorë, 28 ekzemplarë të djallit tasmanian. Qëllimi ishte shpëtimi i kësaj specie të rrezikuar, që disa vite më parë cilësohej madje si e zhdukur përgjithmonë, edhe për shkak të një tumori që prekte specien në fytyrë.
Gjitarët u monitoruan në mënyrë të rreptë dhe u ambientuan mirë me ishullin, duke u shumuar nga 28 në 100, në vitin 2016. Por ishullit Maria nuk iu shtua diversiteti i faunës, madje vendimi për transferimi i “djajve”, përfaqësoi një dënim me vdekje për shumë specie lokale.
Fatin më të rëndë e pësuan pinguinët e vegjël, karakteristikë të zonës, që praktikisht u zhdukën, sepse djajtë tasmanianë kanë aftësi të theksuara për të gërmuar tokën, duke arritur thjeshtësisht te vezët e pinguinëve.
Pinguinët nuk janë të vetmet viktima.
Edhe speciet e tjera si patat e Barrenit që ndodhen aty, dhe që tradicionalisht depozitojnë vezët në tokë, tentuan të mbijetonin duke i ngrohur mbi pemë, por pa sukses. Rreth 6 mijë prej tyre u zhdukën.