Dashi
Duhet shumë vëmendje në zhvillimet e reja dhe ndryshimet pasi do të ndikojnë edhe tek persona të afërt të familjes.
Demi
Nëse mendoni se pjesë e familjes mund të quhet një mik apo shok apo dikush që keni qëllime të njëjta, është momenti ta thoni apo pranoni.
Binjakët
Mund të merrni një lajm të mirë ekonomik dhe kjo do ju bëjë të ndjeheni disi më të favorizuar në një punë apo marrëdhënie që nuk ju jep ndjesinë që ekziston.
Gaforrja
Do të keni njohje dhe ngjarje të cilat ju tregojnë rrugën e drejtë apo më të shkurtër për të arritur në destinacion. Kujdes në çështje karriere ka ndryshime jo të këndshme.
Luani
Një lidhje e fshehtë duhet të deklarohet apo do ndodhin ngjarje të tilla, të cilat nuk mund të fshihen dot më dhe kjo do mbështetje të njerëzve të afërt.
Virgjëresha
Nuk mund t’i mbani të gjitha nën pronësinë tuaj apo nën kontrollin tuaj. Këtë javë duhet të zgjidhni çfarë vërtet duhet të mbani.
Peshorja
Keni një marrëdhënie të re përpara apo një ndryshim në punë apo në bashkëpunëtorë. Puna dhe karriera do fuqizohen nëse dikush i afërt ju hap rrugën.
Akrepi
Do të keni dashuri dhe udhëtime apo takime dhe kjo do jetë një javë që ju e ndjeni se do takoni dikë që ju ka munguar, por që është pjesë e juaja.
Shigjetari
Investime dhe para duhet të keni në këtë javë nëpër duar por kujdes që të mos preken siguria juaj ekonomike dhe personale nga këto shpenzime e investime. Do keni një lidhje të fshehtë.
Bricjapi
I vetëm në shtëpi apo të bëni një jetë me sociale. Kjo do jetë mëdyshja në jetën tuaj dhe në raste mund t’ju bëjë më mirë te merreni me njerëzit.
Ujori
Punë dhe para për të fituar një bazë më të rëndësishme ekonomike. Udhëtime dhe lajme apo ndryshime të papritura në planet tuaja nuk do mungojnë.
Peshqit
Jeni në kulm të planeve takimeve dhe ndryshimeve të mëdha në jetën tuaj personale. Ndarje apo njohje të njëpasnjëshme nuk do lejojnë të mërziteni apo befasoheni.