Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Albert Nikolla ka qenë aktualisht këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çështjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.
Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, që në këto kohë po përballet me sfidën e vështirë të pandemisë së koronavirusit.
Zëvendësministrat e tjerë janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri.