Këtë javë do të zhvillohen dy seanca parlamentare. Ora News ka zbardhur detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste.
Mësohet se në seancën e së enjtes do të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin.
Ndërsa seanca e të premtes do të jetë e posaçme vetëm për vetingun në politikë.
Burime nga grupi bëjnë të ditur se deputeti, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisione.
Ndreu: Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies.
Përsa i përket ligjit për arsimin e lartë, qëndrimi i mazhorancës është se ai nuk preket. Problemet sipas PS qëndrojnë te zbatueshmëria e ligjit. Ka ende rreth 20 akte nënligjore që ende nuk kanë dalë.