Veshkat tuaja bëjnë shumë punë të rëndësishme dhe nëse nuk i mbani në gjendje të shëndetshme, vëni në rrezik jetën tuaj. Funksioni primar dhe më i njohur i veshkave është filtrimi i gjakut dhe nxjerrja e mbeturinave të lëngshme. Por ato bëjnë shumë më tepër se kaq.
Veshkat ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut sepse ato kërkojnë një nivel optimal presioni për të bërë punën e tyre. Kjo do të thotë se veshkat janë në gjendje të rrisin ose ulin presionin e gjakut sipas nevojës nëpërmjet një hormoni të quajtur renin, hormon ky që është përgjegjës për ngushtimin e enëve të gjakut.
Në fakt, veshkat e kanë pastrimin si detyrën e tyre kryesore, dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë për një ndihmë të jashtme detoksifikimi. Megjithatë, ka disa mënyra për lehtësimin e tendosjes në veshkat tuaja, dhe një mënyrë e shëndetshme e të ushqyerit mund ta bëj punën e tyre edhe më të mirë.
Sipas hulumtimeve, këto janë disa barëra që i duan veshkat.
Hudhra
Shafrani i Indisë
Xhenxhefili
Boronica
Rrënja e luleradhinës
Majdanozi
Rrënja e selinos