Extra Këto janë qytetet më të mira në botë për adhuruesit e kafesë

Këto janë qytetet më të mira në botë për adhuruesit e kafesë

1342096289

Në një botë që nuk fle kurrë, shumë prej nesh ndiejnë nevojën për një rritje të nivelit të kafeinës në mëngjes.

Prodhuesi i kafesë Tambia, cili studioi të dhënat e TikTok, Instagram dhe TripAdvisor në mbi 360 qytete, për të parë se cili vend i bëri njerëzit të flisnin më shumë për kafenë.

Nju Jorku është vlerësuar si qyteti më i mirë në botë për adhuruesit e kafesë, falë 762 kafeneve të tij të jashtëzakonshme, duke ofruar larmishmëri zgjedhjesh, kur bëhet fjalë për marrjen e dozës ditore të kafeinës.

Stili i jetesës plot gjallëri dhe kultura e punës me ritme të shpejta, shoqërohen shpesh me konsumimin e kafesë, si dhe me referencat e kulturës pop si Friends Central Perk dhe Seinfeld Monk’s Café, që i shtojnë vlera reputacionit të tij.

Vendi i dytë në listë është Melburni, Australi, me 388 kafene, që numërojnë 27,500,000 shikime në TikTok.

Në fakt, qyteti ka një reputacion të gjatë si një nga kryeqytetet e kafesë në botë.

Është interesante se Riadi, në Arabinë Saudite, zë vendin e tretë në listë.

Ka mbi 12,000 foto me hashtag #RiyadhCoffee në Instagram, por qyteti saudit ka bërë bujë në TikTok, me mbi 20 milionë shikime të videve nga adhuruesit e kafesë.

Kjo, përkundër faktit se në qytet ka vetëm 19 kafene.

Toronto, Kanada dhe Hanoi, Vietnam, gjithashtu u renditën në 10 qytetet më të mira në botë për kafe, ashtu si Siatëll, Çicago dhe San Diego.

Kafenetë e panumërta në Hanoi dhe kafeja tradicionale e ftohtë unike, ka pasur rritje të popullaritetit në platformat e mediave sociale si TikTok, me hashtag #hanoicoffee, që numëron mbi 17.5 milionë shikime.

Londra u rendit e teta në listën e qyteteve më të mira për adhuruesit e kafesë, megjithatë ajo kryesoi listën për numrin e kafeneve brenda një qyteti.

Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar ka 1505 kafene, duke u ofruar atyre që kanë nevojë për kafeinë, me shumë mundësi zgjedhje.

Parisi u rendit pak përpara Londrës, në vendin e shtatë. Kulturën e tij romantike e kafeneve, luan një rol të rëndësishëm.

15 qytetet më të mira në botë për adhuruesit e kafesë:

1- Nju Jork

2- Melburn

3- Riad

4- Toronto

5- Hanoi

5- Siatëll

7- Paris

8- Londër

9- Çikago

10- San Diego

11- Vjenë

12- Portland

13- Dallas

14- Dublin

15- Budapest

Ky studim shfaq një festë të diversitetit dhe pasurisë së kulturës së kafesë, duke dëshmuar se ka shumë për të zbuluar dhe për të kënaqur, në të gjithë botën e kafesë. / Metro