Horoskopi Këto shenja kanë shumë gjasa të mbeten përgjithmonë ‘single’

Këto shenja kanë shumë gjasa të mbeten përgjithmonë ‘single’

Astrologët thonë se kjo veçori mund të ketë të bëjë me shenjën e tyre të zodiakut.

Ose sepse preferojnë një mënyrë jetese të pavarur, ose sepse nuk mund të gjejnë një partner që plotëson standardet e tyre. Disa njerëz mbeten përgjithmonë beqarë. Ata shkojnë në ngjarje sociale të pashoqëruar dhe argëtojnë miqtë e tyre me histori për jetën e tyre të paqëndrueshme të dashurisë. Astrologët thonë se kjo veçori mund të ketë të bëjë me shenjën e tyre të zodiakut.

Lexoni për shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të mbeten beqare në jetë. Cili kryeson listën?

Akrepi

Akrepat priren të kenë marrëdhënie të trazuara, ose nuk mund të gjejnë një partner që është i gatshëm t’i durojë. Xhelozia, dyshimi, kërkesat e larta, këto janë vetëm disa pika në oqeanin e sfidave romantike të një Akrepi. Ata shpesh kanë frikë të zhvillojnë ndjenja të thella.

Shigjetari

Shigjetari nuk ka durimin për të duruar vështirësitë që vijnë shpesh me marrëdhëniet afatgjata. Jeta është shumë e shkurtër dhe ka kaq shumë gjëra për të zbuluar, saqë nëse lindin probleme në marrëdhënien tonë, pse ta torturojmë njëri-tjetrin? Kjo është mendësia që ndjek një Shigjetar dhe kjo është arsyeja pse nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme me ta. Përjashtimi i vetëm është nëse ai gjen një partner që e do aventurën, lirinë dhe eksplorimin.

Ujori

Ujorët nuk e vlerësojnë dashurinë aq shumë sa gjërat e tjera si miqësitë, rritjen dhe lidhjet shpirtërore. ata janë shumë të pavarur dhe shpesh i shohin marrëdhëniet serioze si një kërcënim për autonominë e tyre. Megjithatë, nëse ata gjejnë një partner që mund të bëhet miku i tyre më i mirë, të ndajnë interesa të përbashkëta, të përfshihen në biseda kuptimplota dhe të mos i bëjnë presion, ata me kënaqësi do të hedhin spirancën në këtë “port”. Çështja është të gjesh atë person.