Horoskopi Këto tri shenja të horoskopit janë profesioniste në injorimin e ‘flamujve të...

Këto tri shenja të horoskopit janë profesioniste në injorimin e ‘flamujve të kuq’

Të gjithë e dimë se si duken ‘flamujt e kuq’ kur njohim një person të ri, ama, ndoshta nga mendimi se do ta ndryshojmë individin në fjalë, apo edhe romantizmi i tepërt, i injorojmë këta ‘flamuj’. Të gjithëve na ka ndodhur ndonjëherë, por këtyre shenjave u ndodh goxha shpesh:

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë e ëmbël, e ndjeshme dhe shumë romantike. Sipas astrologut Inbaal Honigman, Ajo njoron të gjitha paralajmërimet që vijnë nga njerëzit toksikë apo narcistë. Gaforrja dhuron shumë dashuri dhe vdes të marrë vëmendjen mbrapsht, gjithashtu kjo shenjë shquhet për empatinë, ndaj bën gjithçka për ta “shpëtuar” partnerin/en.

Shigjetari

Shigjetari do shumë të bëjë qejf dhe nëse argëtohet me një person, ka shumë gjasa që t’i injorojë të gjithë ‘flamujt e kuq’ për hir të kënaqësisë dhe pasionit momental. Shigjetari ka mendësinë “unë mund ta rregulloj këtë person” dhe derisa ta pësojë, nuk ndalet së provuari.

Peshqit

Edhe Peshqit ëndërrimtarë jetojnë në një botë fantazie, ndaj është shumë e thjeshtë për ta të injorojnë çdo ‘flamur’ të kuq që i del përpara. Peshqit nuk duan të zgjohen nga gjumi dhe të prishin rehatinë e tyre, shohin më të mirën tek të gjithë, ndaj është e lehtë që t’i duken ‘flamujt e kuq’ si flamuj normalë.