Horoskopi Këto tri shenja të horoskopit kanë energjinë misterioze të “maces së zezë”

Këto tri shenja të horoskopit kanë energjinë misterioze të “maces së zezë”

Disa njerëz janë të mbushur me energji pozitive që janë më pak fjalë shpirti i festave, gëzimeve dhe çdo ambienti.

Por, ka dhe të tjerë persona që janë plotësisht e kundërta, pra që përcjellin energji misterioze dhe introverte, e quajtur energjia e “maces së zezë”.

Ja cilat janë këto shenja: 

Dashi

Kjo shenjë Zjarri, do të tërhiqet 100% nga ju nëse nuk i pëlqen ajo që po thoni. Dashët kanë besim të madh te vetja, që do të thotë se ata janë të parët që hidhen në sulm për të mbrojtur veten apo miqtë e tyre.

Madje, edhe nëse kjo do çojë në shkaktimin e një skene të pahijshme, për ta nuk ka asnjë problem. Kur bëhet fjalë për dashurinë, thuhet se të kundërtat tërhiqen, ndaj Dashët duke pasur një karakter të ngjashëm me “macet e zeza” do të jenë të parët që do të dominojnë, që do të dërgojnë mesazhe të shumta, që do të duan të marrin vendime etj.

Akrepi

Akrepët kanë shumë energji të krahasueshme me atë të “maces së zezë”. Kjo shenjë Uji është e njohur për faktin se i bën gjërat vetë. Ndaj, nuk është çudi që ata të rrinë vetëm në një cep të një kafeneje dhe të mos e prishin terezinë e tyre për askënd dhe asgjë.

Të lindurit e kësaj shenje mund të largohen edhe fshehtas nga një festë, sidomos nëse e ndjejnë energjinë e kundërt në atë ambient. Më pak fjalë, Akrepët kënaqen në atë vetminë e tyre, me energjinë e çuditshme dhe thjesht e vetëm me mendimet e tyre.

Bricjapi

Nëse dikush do t’ju gjykojë në heshtje, këta janë Bricjapët. Ata jetojnë sipas një kodi të rreptë të sjelljes që u jep atyre një qasje epërsie dhe ata nuk kanë aspak turp ta pranojnë këtë.

Bricjapët mund të ecin me kokën lart në rrugë apo në zyrë dhe të gjithë largohen nga rruga e tyre, por kjo nuk është aspak problem për ta.

Në një grup miqsh, kjo shenjë Toke priret të jetë tepër përzgjedhëse. Madje, ata preferojnë që të rrinë duarkryq dhe të mendohen si macet duke marrë kohën e tyre, sepse ata duan të kenë gjithë vëmendjen mbi veten dhe të jenë me pak fjalë personat më të fuqishëm në një ambient dhe në çdo marrëdhënie.