Extra Këto ushqime mbajini larg frigoriferit dhe mikrovalës

Këto ushqime mbajini larg frigoriferit dhe mikrovalës

Shpesh ne priremi që ushqime të ndryshme t’i vendosim në frigorifer por ka disa ushqime që nëse futen në frigorifer dhe ringrohen, bëhen toksike dhe na helmojnë.
Mes tyre janë panxhari i kuq, selinoja dhe spinaqi, të cilët janë të pasur me nitrate, të cilët nëse ringrohen pas pjekjes së parë, kthehen në nitrite, të cilat konsiderohen elementë kancerogjenë.Kështu nëse nuk bëni dot pa këto ushqime, më mirë konsumojini të ftohtë dhe shëndeti juaj do jetë më i sigurtë. Edhe kërpudhat dhe patatet pas qëndrimit në frigorifer, pësojnë ndryshime, por jo aq të rrezikshme sa të parat. Një tjetër këshillë që duhet të mbani parasysh është se orizi nuk duhet lënë në temperaturë ambienti shumë gjatë, për shkak se shton praninë e baktereve, por as në frigorifer, ndaj gatuani aq sa do të konsumoni.
Gjithashtu domatet duhet t’i mbani larg firgoriferit pasi rrezikoni që t’ua humbisni shijen dhe freskinë. Qepët, nëse janë të qëruara, duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar dhe jo në një frigorifer të ftohtë. Edhe hudhra, sikurse qepët, duhet mbajtur larg frigoriferit. Jo vetëm për aromën që mund t’i japë frigoriferit, por edhe sepse mund të absorbojë shumë baktere.