Kryeministri Edi Rama është përballur me një situatë ‘të pakëndshme’, teksa ka qenë duke pritur pjesëmarrësit, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Një prej gazetarëve të pranishëm e ka pyetur Ramës nëse do të paguante dëmshpërblimin e dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit për biznesmenin Francesco Beccheti. Rama u përgjigj duke thënë se nuk e njihte, ndërsa gazetari insistoi me pyetjen e tij.
“Nuk e njoh”, tha Rama, duke iu përgjigjur dy herë në të njëjtën mënyrë gazetarit, ndërsa insistimi vijoi.
Gazetari ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.
Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.