Puthja që Luizi me zor po e priste (dhe jo vetëm) ndodhi. Këngëtari Luiz Ejlli dhe prezantuesja Kiara Tito u “martuan” mbrëmjen e sotme në kuadër të lojës.
Pavarësisht se dasma ishte në kuadër të lojës, pati një gjë të vërtetë. Kiara puthi Luizin në buzë dhe këngëtari nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.
Nusja ishte një yll i vërtetë dhe dhëndri shumë elegant. Dhe më në fund jepet e shumëpritura puthje. I ftuar special ishte Altin Shira, të cilin e kishte kërkuar aq shumë Luizi.
Prova e Vëllait të Madh ishte organizimi i një dasmës tradicionale shqiptare dhe çifti u vetëofrua të shkonte në altar. Secili prej banorëve të tjerë kishte nga një rol, teksa priftin zgjodhi ta bëjë Kristi.
Luizi dhe Kiara prej një muaji zhvillojnë romancën e tyre në shtëpinë më të famshme në vend teksa nuk kanë preferuar që lidhjes tyre ti vendosin një emër, me Kiarën që vazhdimisht thotë “lërë të rrjedhë”.
Epo dasma ndodhi, dhe ne i urojmë çiftit më të përfolur të momentit jetë të lumtur!