Extra Kiara dhe Luizi zbulojnë për herë të parë portretin e Lunës (VIDEO)

Kiara dhe Luizi zbulojnë për herë të parë portretin e Lunës (VIDEO)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë publikuar për herë të parë pamjen e vajzës së tyre, Luna Mari. Çifti shumë i dashur për publikun, u bënë prindër një muaj më parë.

Në videon që vetë çifti e ka publikuar në rrjetet sociale shfaqen më të lumtur se kurrë, ndërsa në krah mbajnë vajzën e tyre.

“Luna Mari Ejlli ju falenderon secilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, shkruan dyshja në Instagram.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP, në një rrugëtim të vështirë, por që ia dolën që të krijonin një lidhje dashurie të kurorëzuar me martesë, në natën finale, ku Luiz Ejlli fitoi çmimin e madh.