Bota Kiara, stuhia më e fuqishme e 7 viteve të fundit mbërrin në...

Kiara, stuhia më e fuqishme e 7 viteve të fundit mbërrin në Britani

Britanikët po përgatiten për një “të diel të zezë”, teksa stuhia Kiara pritet të godasë vendin me era me forcë uragani, me shpejtësi deri mbi 144 km/h. “Bomba meteorologjike” pritet që të shkaktojë kaos në rrugë, hekurudha, transport detar dhe anulim të fluturimeve përgjatë fundjavës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, ekspertët parashikojnë që lëvizja gjatë fundjavës të jetë e vështirë dhe pritet që të ketë edhe aksidente rrugore, për shkak të stuhisë së fuqishme. Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë, ndërsa kjo situatë pritet që të zgjasë deri të hënën.

Ekspertët britanikë të motit thonë se Kiara pritet të jetë stuhia më e fuqishme e këtyre 7 viteve të fundit, që prej 2013-s.

Kiara parashikohet që të prekë edhe vendin tonë në mesjavë, duke sjellë ndryshim drastik të motit. Sipas sinoptikanëve, largimi i saj do të sjellë edhe ndryshim të motit. Shkurti parashikohet të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu.