18 persona, mes tyre janë tre fëmijë, si dhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, kanë vdekur pasi një helikopter me të cilin po udhëtonin u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit.
Të plagosur kanë mbetur 29 persona, mes tyre 15 fëmijë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ministri Denys Monastyrsky ishte me tetë persona në helikopter në momentin e rrëzimit.
Gjithashtu kanë vdekur edhe zv.ministri dhe sekretari i shtetit, konfirmuan zyrtarë ukrainas.
Pas rrëzimit të helikopterit, në kopshtin aty pranë ra zjarr dhe fëmijët me stafin u larguan nga godina.