Bota Kim Jong-un ushqeu 120 qen të uritur me trupin e dajës së...

Kim Jong-un ushqeu 120 qen të uritur me trupin e dajës së vet, më pas e zëvendësoi me “Engjëllin e vdekjes”

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, njihet për brutalitetin e tij sidomos kundër disidentëve të regjimit. Një shembujt është daja i Kim Jong-un që pati një vdekje mizore. Diktatori i Koresë së Veriut, ose më saktë nipi i tij, u sigurua që fundi i jetës së një prej kokave më të larta të shtetit të ishte makabre.

Jang Song-thaek u vra dhe më pas trupi i pajetë iu hodh 120 qenve, të cilët ishin lënë 3 ditë pa ngrënë. Këto detaje tashmë i përcjellin mediat kineze.

Sipas raportimeve, zyrtarët koreano-veriorë kanë qenë të pranishëm ndërkohë që qentë hanin vaktin e tyre me mish njeriu.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kur Jang konsiderohej si një figurat më të pushtetshme në Korenë e Veriut. Së bashku me të, u vranë edhe 8 aleatët e tij më të fuqishëm.

Sipas mediave, vdekja e Jang forcoi pushtetin e Kim Jong-un të trashëguar nga babai në vitin 2011. Sipas një autori, Ra Jong-yil, i cili ka shkruar një biografi për Jang, me vdekjen e këtij të fundit, Koreja e Veriut humbi një njeri i cili do ta kishte ndihmuar vendin që të hapej dhe të reformohej.

Daja i Kim Jong-un, sipas autoriteteve koreano-veriore, kishte përdorur vajza për striptizëm dhe i kishte bërë ato që të këndonin këngë amerikane. Ai kishte mbajtur detyrën e ministrit të Sigurisë së Shtetit.

Pas vrasjes së tij, Kim e zëvendësoi me një gjeneral të frikshëm i cili njihet atje si “Engjëlli i vdekjes”.