Në 31 vjetorin e Lëvizjes Studentore, që solli rrëzimin e regjimit komunist, Yuri Kim ka një mesazh të qartë: SHBA është krah Shqipërisë.
Edhe apeli i ambasadores amerikane duket si një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha: “Të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo pas, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën”.
“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi aleatët tuaj në NATO dhe mbështesim Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne duam që Shqipëria të jetë me drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Le të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo pas, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën”, shkruajti Kim në një postim në Twitter.
🇺🇸 is still with the students of Albania in your demand to be “like the rest of Europe.” We are proud to be your NATO Ally & support 🇦🇱 in the EU. We want 🇦🇱 to be more just, stronger, richer. Let’s keep working together to move 🇦🇱 forward not backward, choose future over past. https://t.co/vagEu6l3BK pic.twitter.com/PHTDNGCPgb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 8, 2021