Politika Kim: Potencial për investime të mëdha amerikane në Shqipëri, pse ka rëndësi...

Kim: Potencial për investime të mëdha amerikane në Shqipëri, pse ka rëndësi Reforma në Drejtësi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se në Shqipëri ka një potencial real për investime të mëdha nga SHBA-ja.

Prandaj sipas saj është shumë i rëndësishëm Reforma në Drejtësi.

Duke pasur sundim të fortë të ligjit, transparencë dhe gjykata të pastra do të tërhiqen me shumë investimet e huaja.

“Potenciali për investime të mëdha amerikane në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe pozitë gjeografike strategjike. Sundim më i fortë i ligjit, transparencë & gjykata të pastra do tërheqin më shumë… Kjo është arsyeja përse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të ndërlidhura”, shkruan ambasadorja