Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ambasadorja Kim është shprehur se në takim është diskutuar rreth rëndësisë së pavarësisë, integritetin dhe efikasitetin e institucioneve gjyqësore.
Më tej Yuri Kim shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.
“Unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.