Kina bllokon transmetimin e rrjetit amerikan CNN sa herë që rrjet televiziv amerikan publikon lajme mbi zhdukjen e yllit të tenisit Peng Shuai. Peng akuzoi ish-zëvendëskryeministrin e Kinës, Zhang Gaoli, për sulm seksual dhe përdhunim në një postim në rrjetet sociale më 2 Nëntor. Që prej asaj dite ajo nuk është parë më në publik.
CNN thotë se Kina po bllokon edhe një herë sinjalin për të parandaluar raportimet e mëtejshme mbi zhdukjen e tenistes. Uebsajtet kineze dhe platformat e mediave sociale kanë fshirë çdo rresht ku përmendet emri i Peng dhe tema të lidhura me akuzat e saj. Interneti i Kinës shpesh censuron tema që konsiderohen të pakëndshme për qeverinë e vendit aziatik.
Të mërkurën, media shtetërore kineze publikoi një letër gjoja nga Peng, e cila thoshte: “Lajmet në atë publikim, duke përfshirë pretendimin për sulm seksual, nuk janë të vërteta. Unë nuk jam i zhdukur, as nuk jam në rrezik .
Letra është pritur me shumë skepticizëm dhe ka shtuar frikën për sigurinë e saj. Tenistë nga e gjithë bota bënë thirrje për një hetim mbi akuzat e Peng.