Akademia kineze e Teknologjisë Hapësinore (CAST) po punon për një central hapësinor që do të qarkullojë në orbitën tone duke mbledhur energjinë diellore, për ta dërguar më pas në Tokë.
Centrali mund të përdorë energjinë e Diellit edhe kur është i vrenjtur mbi Kinën, sepse ai do të vendoset lart mbi re dhe puna e tij nuk do të ndikojë në kushtet e motit në planetin tonë, raporton Science Alert.
Kina ka në plan të nisë një objekt testimi deri në vitin 2025, por para kësaj duhet të zgjidhë një problem, atë se si do ta dërgojëi energjinë solare të mbledhur në Tokë.
Shkencëtarët që punojnë në këtë projekt ende nuk e kanë zgjidhur këtë vështirësi në detaje, por ata kanë një zgjidhje konceptuale.
Plani është që ta dërgojnë energji diellore në sipërfaqen e planetit tonë nëpërmjet lazerit ose mikrovalës.