Ndërsa shumica e botës përpiqet të parandalojë që rastet e reja të koronavirusit të pengojnë rikuperimin e brishtë nga recesioni, ekonomia e Kinës do ta mbyllë vitin më me ndikim se kurrë.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë ishte fuqia e vetme e madhe botërore që shmangu një recesion këtë vit pasi Covid-19, goditi bizneset dhe la miliona njerëz të papunë.
GDP e Kinës pritet të rritet 1.6% këtë vit, ndërsa ekonomia globale në tërësi do të tkurret 5.2%, sipas parashikimeve nga Banka Botërore.
Kina u rikuperua relativisht shpejtë përmes disa masave, duke përfshirë bllokimin e rreptë dhe gjurmimin e të infektuarve. Qeveria ndau qindra miliarda dollarë për projekte të mëdha të infrastrukturës dhe stimuloi shpenzimet në mesin e popullatës së saj.
Deri në fund të vitit, pjesa e Kinës në PBB globale ka të ngjarë të rritet me rreth 1.1 pikë përqindjeje, sipas një përllogaritje të CNN Business duke përdorur të dhënat e Bankës Botërore. Kjo është më shumë se trefishi i vitit 2019. Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do t’i shohin aksionet e tyre të ulen.
Ekonomia e Kinës pritet të ketë një vlerë rreth $ 14.6 trilionë në fund të vitit 2020, afërsisht e barabartë me 17.5% të PBB-së globale.