“Konflikti nuk është në interesin e askujt”. Kështu i është drejtuar presidenti i Kinës, Xi Jinping, homologut amerikan, Joe Biden, gjatë një video konference të rëndësishme. Kreu i qeverisë së Pekinit shtoi më tej se “marrëdhëniet shtet me shtet nuk duhet të kalojnë në fazën e konfrontimit ushtarak”.
“Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuar të komunitetit ndërkombëtar”, raportohet t’i ketë thënë Jinping presidentit amerikan. Gjithashtu i bëri thirrje Biden që Shtetet e Bashkuara të marrin përgjegjësitë ndërkombëtare që i takojnë dhe të bëjë më shumë përpjekje për paqen në botë.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë një version të sajin lidhur me atë çfarë u bisedua mes liderit amerikan me atë kinez. Pritej që Biden ta paralajmëronte me sanksione të rënda nëse mbështeste Rusinë në pushtimin e Ukrainës ose nëse e ndihmonte Vladimir Putin që të anashkalonte ndëshkimet ekonomike.