Bota Kina nis anijen e saj kozmike në anën e panjohur të Hënës

Kina nis anijen e saj kozmike në anën e panjohur të Hënës

Kina njofton se ka nisur drejt Hënës anijen e saj kozmike, në kuadër të misionit “Chang’e-6”, njofton CNN.

Roveri hënor i Kinës u nis për të mbledhur mostra nga ana e panjohur e largët e Hënës dhe për t’i sjellë ato përsëri në Tokë.

Anija hapësinore me të njëjtin emër, “Chang’e-6” përbëhet nga një orbiter, një tokëzues, një mjet ngritjeje dhe një mjet kthimi.

Në kuadër të misionit do të barten katër ngarkesa kërkimore të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

Pellgu Apollo, i vendosur në pellgun e polit jugor Aitken në anën e largët të Hënës, u zgjodh si vendi kryesor i misionit për uljen dhe mbledhjen e mostrave.

Misioni “Chang’e-6” pritet të zgjasë afërsisht 53 ditë.