Kuriozitete Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

Kina prezanton trenin më të shpejtë në botë

Një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë, ka bërë debutimin e tij në Qingdao, Kinë. Krijuar nga ndërmarrja shtetërore, “Korporata Hekurudhore e Kinës”, është konsideruar treni më i shpejtë në botë.

Treni duket gjatë udhëtimit të tij duket sikur “lundron”, falë një force elektromagnetike që e bën atë të rrëshqasë mbi shina. Liang Jianying, zëvendës menaxher i përgjithshëm, tha për median shtetërore kineze se përveç shpejtësisë, treni siguron edhe nivele të ulëta të ndotjes së zhurmës, si dhe kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë, me shpejtësi të lartë.

Hekurudhat me shpejtësi të lartë në Kinë, synojnë të lidhin shumë nga qytetet e saj të mëdha, për të zvogëluar kohën dhe shpenzimet e nevojshme për të udhëtuar. Aktualisht, treni mesatar me shpejtësi të lartë në Kinë, mund të lëvizë me rreth 350 km/orë.