Kina nuk ka raportuar asnjë viktimë apo rast të ri me koronavirusin gjatë 24 orëve të kaluara.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) deklaroi se në vend nuk janë regjistruar raste të reja ose vdekje nga virusi.
Në deklaratë njoftohet se 43 persona kanë dalë nga spitalet, ndërsa aktualisht po trajtohen 557 pacientë.
Që nga shpërthimi i sëmundjes, në Kinë janë konfirmuar gjithsej 82 875 raste dhe 4 633 viktima nga COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 77 684 persona.