Sue Lyon, aktorja që ka interpretuar Lolitën në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1962, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Lyon u shua në shtëpinë e saj në Los Angeles, ditën e enjte.
Vladimir Nabokov, autori i librit “Lolita”, e pati përshkruar aktoren si perfekte për rolin e vajzës 12-vjeçare. Përzgjedhja e saj shkaktoi shumë polemika, pasi ishte vetëm 14 vjeç kur xhiroi filmin.
Ajo mundi konkurrencën e 800 vajzave të tjera për të marrë rolin në filmin që tregon historinë e një mesoburri që fiksohet me një vajzë 12-vjeçare.
Lyon ka interpretuar në më shumë se 20 filma të tjerë gjatë karrierës së saj që zgjati deri në vitin 1980.