Ish-ylli i Bayern Munich dhe Manchester United, Bastian Schweinsteiger, i thuri elozhe yllit të Miln-it, Rafael Leao, pas asistit të tij të mrekullueshëm në ndeshjen kundër Napolit.
Shtatë herë fituesit e Champions League kaluan në gjysmëfinale pasi mposhtën Napolin me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Olivier Giroud shënoi golin kryesor, por Leao ka marrë lavdërimet për shpërthimin e tij të jashtëzakonshëm solo që lejoi francezin të shënonte me portën e boshatisur.
Portugezi Leao, 23 vjeç, mori topin në mesfushën e tij dhe la në vend lojtarin që po e mbulonte përpara se të kalonte një tjetër mbrojtës.
Krejt papritur ishte dy kundër tre dhe Leao tregoi forcë dhe ekuilibër të mahnitshëm për të kapërcyer Amir Rrahmanin përpara se të pasonte te Giroud për golin e avantazhit.
Schweinsteiger është mahnitur nga paraqitja e Leao-s dhe nuk i ka kursyer lëvdatat për yllin kuqezi. Ai shkroi në Twitter:
“Asisti i Rafael Leao për Giroud ishte një nga më të mirët që kam parë për një kohë të gjatë! Nëse Leao mund të provojë cilësitë e tij më shpesh, ai do të jetë një nga tre lojtarët më të mirë në botë”.
Tifozët ranë dakord me ikonën e Bayern Munich dhe lavdëruan Leaon. Njëri tha: “Përshpejtimi për të kaluar Amir Rrahmani ishte kaq i veçantë”.
Një tjetër shtoi: “Ai vrapim ishte i jashtëzakonshëm. Ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët në botë me atë cilësi, por për lojtarë si ai me të gjitha aftësitë teknike, ka të bëjë me mentalitetin për të arritur majat”.
Një i tretë tha: “100% Bastian dhe unë e kemi thënë këtë për një kohë të gjatë. Ai është po aq i mirë sa Kylian Mbappe kur është në ditë të mirë”. Një tjetër u shpreh: “Dakord! Balanca, prekja dhe ritmi i tij me topin është i pabesueshëm”.