30 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në fshatin “Bishan” të Vlorës, në fund të të cilit u arrestuan 3 poseduesit të saj.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Aldo Tushaj, Sokol Beqiraj dhe Alban Velo të cilët po transportonin me një makinë tip “Ford” sasinë e lëndë narkotike.
Bazuar në informacionet e marra, gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan, u bë lokalizimi dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.