Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku një 55-vjeçare me iniciale R.D. ka humbur jetën pasi kishte rrëshqitur në një terren të vështirë malor.
Policia u informua për ngjarjen nga një familjar i saj, i cili deklaroi në polici se në fshatin Kabash kishte gjetur të vdekur nusen e xhaxhait.
Nga verifikimet rezultoi se 55-vjeçarja kishte dalë për të kullotur në bagëtitë e imëta dhe kishte rrëshqitur, e për pasojë kishte humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.