Ashtu si Tom Hanks në filmin “Terminal”, një burrë nga Kalifornia është gjetur i fshehur në aeroportin e Çikagos ku kishte qëndruar për tre muaj me radhë nga frika e Covid-19.
Aditya Singh, 33 vjeç kishte përdorur gjatë kohës një distinktiv të njërit prej punonjësve të aeroportit i cili e kishte deklaruar këtë mjet identifikimi si të humbur.
Singh kishte zbritur në aeroportin e Çikagos në 19 tetor nga Los Anxhelos, dhe që atëherë kishte qëndruar në një zonë të kufizuar të aeroportit duke përdorur distinktivin e humbur të punonjësit.
Në aeroport nuk është e vështirë të gjesh ushqim, dhe kjo ia kishte bërë më të lehtë qëndrimin në atë ambient 36-vjeçarit.
Të shtunën e kaluar, Singh u pikas nga dy punonjës të United Airlines të cilët kërkuan të shihnin letërnjoftimin e tij.
Ai u arrestua të shtunën në mëngjes me kohën lokale dhe u akuzua për falsifikim në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje prej më pak se 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i Çikagos për CNN.