Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç është akoma politikania me popullaritetin më të lartë në vend, sipas sondazhit të fundit nga “Krobarometar” i agjencisë Ipsos, që e publikoi televizioni kroat “Nova”.
Rreth 52% e të pyeturve kanë shprehur mendim pozitiv, ndërsa 40% negativ.
“Në krahasim me sondazhet e mëparshme, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka humbur 15 % të mbështetjes së saj kur bëhet fjalë të popullaritetin”, sipas Indeks.
I dyti për nga popullariteti në vend doli ish-kryetari i parlamentit kroat dhe lideri i partisë ”Most”, Bozho Petrov, puna e të cilit mbështetet nga 38% e të anketuarve, ndërsa në vendin e tretë u rendit kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç, gjithashtu me 38% mbështetje.